Negociatorët e Kosovës me Serbinë, sipas Arsim Canollit, janë në presion të “zgjidhjes” së madhe historike, e artefaktet që mbahen nga Serbia tash e 20 vjet janë krejtësisht minore për ta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Canolli, profesor në Departamentin e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, thotë se politikanët kosovarë duket se ndihen inferiorë ndaj kërkesës për kthim të artefakteve, sepse janë bërë vite dhe asgjë s’ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për “Koha Ditore”, Canolli ka thënë se për politikanët nuk janë asgjë “1000 copa guri, druri e tekstili” të cilat janë marrë gjatë luftës.
Sipas Canollit, i cili nga dhjetori i vitit 2014 deri në korrik të vitit 2017 ka qenë këshilltar për trashëgimi kulturore i ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, Kosova nuk është marrë seriozisht me trashëgiminë kulturore të saj, që është grabitur nga Serbia në vitin 1999.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)