Mustafa bën apel që të mbrohet sektori i OJQ-ve nga keqpërdorimi për interesa private Foto: Koha

Mustafa bën apel që të mbrohet sektori i OJQ-ve nga keqpërdorimi për interesa private

01 February 2019 16:23

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, përmes një postimi në Facebook u bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë amandamentet 30 dhe 31 të Projektligjit për OJQ-të.

Gjithashtu, ai bën apel që të mbrohet sektori i OJQ-ve nga keqpërdorimet për interesa private dhe arbitrarizmi, transmeton Koha.net.

Sipas profesorit Mustafa, amandamenti 30 nuk është mirë të aprovohet sepse mund të krijojë pasiguri në sektorin e OJQ-ve dhe mund të cenojë pavarësinë dhe integritetin e tyre. Ndërsa amandamentin 31, i cili mundëson që pasuria e OJQ-ve të shpërndahet në rast të shuarjes, Mustafa e ndërlidhë me institucionet mikrofinanciare në Kosovë të cilat ishin të regjistruara si OJQ por gjithë kohën kanë dhënë kredi me interesa të larta deri në 25 %.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje:

TE MBROHET SEKTORI I OJQ NGA KEQPERDORIMI PER INETERSA PRIVATE DHE ARBITRARIZMI

Apel per deputetët mos të votojnë amandamentet 30 dhe 31 , Projktine Ligjit për Associm në OJQ

Duke përcjellur diskutimet lidhur me Projektin e Ligjit për Asocimin në OJQ po shoh se ka disa shqetësime ne këtë sektor për disa amandamente që I janë bërë Ligjit të propozuar pas konsultimeve të gjëra dhe pejsëmarrjes aktive të sektorit. Duke e vlerësuar sidomos peshen e tyre po ndalem tek trajtimi vetëm dy amandamenteve ( pa injoruar edhe rendësinëe et tjerave) duke apeluar edhe tek deputete qe most i aprovojnë si të tilla.

1. Amandamenti 30, në lidhje me nenin 41.1. I cili rregullon shuarjen e OJQ , fjalën “insolvencë” ( që do të thotë pafatësi për të ju përgjegjur detyrimeve / obligimeve financiare ) e ka zëvendësuar me fjalen “jo-aktive” . Ky amandament nuk do të ishte mire të aprovohej sidomos për këto arsye : (1) Së pari joaktivitetin është shumë vështirë për ta definuar ndaj mund te merren vendime arbitrare per shuraje të OJQ, (2) se dyti disa OJQ mund te mos jenë aktive për një periudhë por të aktivizohen pas një periudhe, ndaj nëse ato u përgjigjen obligimeve finaciare dhe ligjore nuk kanë përse te shuhen (3) Një amandament i tillë krijon pasiguri në këtë sektor dhe mund të cenojë pavarësinë dhe integritetin e tyre;

2. Amanadmenti 31, në lidhje me nenin 41.2. mundëson që kapitali dhe pasuria e OJQ në rast të shurajes përveç në sektorin e njetë të OJQ me qëllime të njëjta , të shperndohet edhe tek “institucionet” pa specifikuar natyren e insitutcioit, privat, publik , “per profit” , “jo për profit”. Kjo çështje në rastin e Kosovës është e ndërlidhur me institucionet mikrofinanciare të cilat janë të regjistruara si OJQ, dhe gjatë gjithë kohës, që nga viti 1999 e deri tash kanë dhënë kredi me inetersa të lartë deri në 25%, menjëherë aps luftës, dhe si të tilla kanë krijuar dhe grumbulluar fitime prej qinda million. Ato tani kanë tendencyë që të shndërrohen në institucione private , ne bizense per profit” sipas Ligjit për banka, por që si kapital themlues tepërdorin këto profite që I kanë bërë si OJQ. E këto profite I kanë grumbulluar në kundërshtim me ligjin sepse ato si organizata nuk duhet të punjnë e grumbullojnë me vite profite, por janë toleruar. Ekziston friga se këto ( e në të ardhmen mund të ketë edhe raste të tjera te ngjashme) mund ta shfrytëzojnë këtë amandament për ta kaniluzur pfitin egrumbulluar për ineresa private dhe për profit e do të ishte në kundërshtim me natyrën e OJQ dhe gjithashtu edhe me mendimin e Gjykatës kushtetuese për këtëçëahtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme