Arbëri

Zaevi inkurajon Kosovën, Serbinë e BeH-në të marrin mësim nga Marrëveshja e Prespës

Zaevi inkurajon Kosovën, Serbinë e BeH-në të marrin mësim nga Marrëveshja e Prespës

Kur u bëra kryeministër, Maqedonia ishte e grindur me të gjitha pesë fqinjët tona, ndërsa sot tashmë nuk kemi çështje të hapura bilaterale me fqinjët, mbeti vetëm çështja e kishës, por edhe për këtë tashmë po ndërmerren hapa të caktuar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën e mbrëmshme për televizionin rajonal TV N1, tranbsmeton Alsat-m.

Ai, duke e sqaruar procesin e arritjes së Marrëveshjes së Prespës, ndryshimeve kushtetuese në Shkup dhe ratifikimin në Athinë, shikuesve të rajonit iu sqaroi se me Greqinë nuk është biseduar rreth çështjeve të identitetit dhe se mbetet identiteti kombëtar i maqedonasve si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase, me traditë dhe histori të tyre.