Dërgohet në emergjencë njëra nga të akuzuarat për “Stenta 2”, kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues

Dërgohet në emergjencë njëra nga të akuzuarat për “Stenta 2”, kërkohet përjashtimi i kryetares së trupit gjykues
Njëra nga të akuzuarat për rastin “Stenta 2”, Perihane Sefa është marrë nga emergjenca para pak çastesh për kontrolle të mëtejme në emergjencën e qytetit, raporton KTV.
Avokati Shemsedin Piraj ka kërkuar përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.
“Kam dyshime që do të ketë gjykim të denjë dhe të ligjshëm. Janë shkel dispozitat e kodit të procedurës”, ka thënë Piraj.
Kryetarja e trupit gjykues e ka ndërprerë shqyrtimin gjyqësor dhe do ta njoftojë kryetarin e Gjykatës për përjashtimin e kryetares nga trupi gjykues.
Më poshtë keni pamjet nga largimi i saj nga seanca e sotme gjyqësore.
Ndërpritet për gjysmë ore seanca “Stenta 2”
Avokatët kanë kërkuar që të ndërpritet seanca “Stenta” në mënyrë që të konstatohet gjendja shëndetësore e mjekes, Perihane Sefa.
Kryetarja ka marrë vendim që të ndërpritet seanca për gjysmë ore derisa të vjen mjeku për ta konstatuar gjendjen shëndetësore të Perihane Sefës, raporton KTV.

Ndryshohet trupi gjykues në “Stenta 2”, të akuzuarit kërkojnë procesi të nis nga fillimi
Sot ka nisur shqyrtimi gjyqësor për rastin “Stenta 2”, ku të përfshirë janë mbi 40 mjekë të spitaleve publike, raporton KTV.
Në këtë rast ka pësuar ndryshime trupi gjykues me arsyetimin se njëra nga gjyqtaret ka një lëndë në paraburgim.
Avokati, Arianit Koci ka kërkuar pauzë për të shqyrtuar këtë ndryshim me avokatët, por që atij i dhënë pauzë.
Derisa me këtë rast kryetarja e trupit gjykues, Shahadije Gërguri i ka tërhequr vërejtjen avokatit Koci për kodin e sjelljes në gjykatë.
E akuzuara Perihane Sefa ka kërkuar që të lirohet për shkak të gjendjes shëndetësore, por kryetarja e trupit gjykues nuk e ka liruar atë nga seanca.
Me këtë rast kryetarja i ka tërhequr vërejtjen përsëri avokates së të akuzuarës Sefa, Kosovare Kelmendi për shkak të insistimit të saj për t’u liruar nga seanca.
Kelmendi ka thënë se Gjykata do të marrë përgjegjësinë për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të klientës së saj.
Por, gjyqtarja Shahadie Gërguri ka thënë se nuk do të lejojë më që ky proces të zvarritet.
Shumë prej të akuzuarve kanë kërkuar që procesi të kthehet në fillim për shkak të ndryshimit të trupit gjykues.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kosova nuk ndryshon qëndrim për Ballkanin e Hapur

Riatdhesohen nga Siria dhjetëra shtetas të Kosovës e Shqipërisë

Dënimet ndaj zyrtarëve të lartë po konsiderohen qesharake

Mot me diell dhe mundësi për reshje shiu të shtunën në Kosovë

Për 68 nga 1617 të zhdukurit s’ka mostra të plota të gjakut

Jozyrtarisht, shqiptarët pa deputet në Serbi

PD-ja dërgon në Parlament rezolutën për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë

Paralajmërohen ndëshkime për ata që s’deklarojnë të gjitha të ardhurat deri më 31 maj

Murati jep tri arsye pse e kundërshton tërheqjen e re nga Trusti

Vdiq eksperti i komunikacionit, Nijazi Kusari

Rriten rastet kur gratë i nënshtrohen dhunës së familjarëve të bashkëshortit
