Arbëri

Mot i vranët nesër në Kosovë me reshje të dobëta bore e shiu

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët, i cili do të shoqërohet me reshje të dobëta shiu e bore, bën të ditur IHMK përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në pjesët tjera do të ketë riga të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në mëngjes në shumë territore parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kjo gjendje meteorologjike me këto elemente aktive do të krijojë kushte për një cilësi relativisht të mirë të ajrit.

Image