Arbëri

Marrëveshje për dëmshpërblimin e shqiptarëve të dënuar në rastin Sopoti

“Avokati i shtetit dhe Qeveria kanë arritur marrëveshje për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin e Sopotit. Gjashtë nga ish të dënuarit në këtë rast do të dëmshpërblehen menjëherë pas miratimit të mërrëveshjes së arritur mes Avokatit të Shtetit dhe organit ekzekutiv”.

Vlera e dëmshpërblimit arrin mbi 73 milionë denarë. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Tahir Hani i cili ishte edhe njëri ndër deputetët që kishte udhëhequr me Komisionin anketues në Kuvend për rastin Sopoti thekson se marrëveshja me Avokatin e Shtetit nuk do të ketë ndryshime.

Kërkesa është për 144 milionë denarë dhe në marrëveshjen e drejtpërdrejtë ajo është përgjysmuar dhe në bazë të një praktike dëmshpërblimi deri më tani, për një ditë vuajtje dënimi tek dëmshpërblimi ka pasur një variacion nga 3 deri në 6000 denarë, por që në marrëveshje është arritur që për një ditë të vuajtur burg të dëmshpërblehen me 5500 denarë”- pohoi Tahir Hani, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Në dëmshpërblim përfshihen ish të dënuarit: Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Sulejman Sulejmani, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani dhe Zenel Klaiqi. Ndërkohë Isa Klaiqi, Afrim Ukshini, Selman Jahiu dhe Bashkim Ukshini nuk janë të përfshirë në marrëveshjen e dëmshpërblimit për shkak se të njëjtit përfaqësohen nga avokat tjetër dhe të njëjtit ishin dënuar në arrati. Katër të dënuarit në mungesë nuk kanë inicuar padi ndaj shtetit për dëmshpërblim. Dëmshpërblimi nuk do t’i trashëgohet as familjes së Samet Limanit ish i dënuar në rastin Sopoti, i cili gjithashtu ishte i dënuar në mungesë dhe ndërroi jetë para disa viteve. Pas miratimit të marrëveshjes për dëmshpërblim nga ana e Qeverisë, procedura gjyqësore në Gjykatën Civile do të ndërpritet. Padia e Sopotasve ndaj shtetit vjen pas mohimit të kërkesë së tyre nga Ministria e Drejtësisë për marrëveshje dëmshpërblimi në përputhje me Ligjin e procedurës penale.

{gallery}