Me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së nënkryetarit të LDK-së, kryetarit të Degës në Istog, njëherësh kryetar i kësaj Komune, Fadil Ferati, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar atë duke thënë se i ndjeri ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, kishte vizion dhe ishte i përkushtuar për të ndërtuar Komunën e Istogut.
Sipas Mustafës, Ferati poashtu dha kontribut të veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe Kosovës.
“Në të gjitha zgjedhjet dëshmoi se ishte lidhur ngushtë me qytetarin e Istogut prandaj do të kujtohet si kryetari shumë vjeçar i Komunës së Istogut. Me sjelljen shembullore, guximin, përkushtimin dhe punën e tij bëri që çdo qytetar ta respektojë dhe të ketë autoritet te çdo njëri prej tyre. Fadil Ferati do të përkujtohet çdo herë nga çdo qytetar për virtytet e tij dhe gjeneratat do të mësojnë në histori për punën e madhe në lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë”, thotë Mustafa.
Poashtu, siç thotë Mustafa, Fadil Ferati mbetet model i një lideri popullor dhe atdhetari të përkushtuar i cili nuk do të harrohet kurrë.