Arbëri

Pritet të sigurohen helikopterë për të shpëtuar brenda 2 orëve njerëzit që pësojnë infarkt

Pritet të sigurohen helikopterë për të shpëtuar brenda 2 orëve njerëzit që pësojnë infarkt

Shërbimet 24 orëshe në disa prej klinikave të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), kanë shënuar një progres të madh duke ndihmuar në heqjen e listave të pritjes së pacientëve për t’i kryer shërbimet në lidhje me trajtimin e sëmundjeve të tyre. Por, modernizim i këtij institucioni shëndetësor po vazhdon edhe më tej.

Këtë e tha drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu në një intervistë për Ekonomia Online, ku sipas tij, së shpejti pritet të zbatohet projekti për trajtimin e infarktit në 2 orët e para.