Arbëri

Homazhe dhe mbledhje komemorative për nder të Arian Dacit

Foto: Koha
 

Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, ka pikëlluar shumë njerëz, të afërm, miq e bashkëpunëtorë të tij.

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër, sipas agjendës që e ka parë Koha.net, me fillim nga ora 10:30 deri në ora 11:45, arkivoli me trupin e pajetë të Dacit do të qëndrojë në hollin e Kuvendit të Kosovës për homazhe.