MI: Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme Foto: MIT

MI: Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

25 January 2019 22:47

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MI-së janë në terren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat.

Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme