Arbëri

Hoti: Përveç taksës kjo Qeveri nuk ka çfarë të prezantojë para qytetarëve

Hoti: Përveç taksës kjo Qeveri nuk ka çfarë të prezantojë para qytetarëve
 

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se Serbia meriton që taksa të jetë shumë më e lartë se tash, mirëpo sipas tij Qeveria taksën po e përdor për diçka tjetër.

“Qeveria po mundohet që taksa të jetë strehimore e dështimeve të tyre. Taksa është bërë çelës për t'i mbuluar këto probleme. Përveç taksës kjo qeveri nuk ka çfarë të prezantojë para qytetarëve”, tha Hoti, raporton KosovaPress.