Arbëri

Sot temperaturat minimale deri -1 gradë, maksimalja 1

Sot temperaturat minimale deri -1 gradë, maksimalja 1
Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, parashihet për ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.