Arbëri

Në dhjetor 2018, Kosova në BE eksportoi 7,3 milionë euro mallra

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.1% në muajin dhjetor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 273,5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 267,8 milionë Euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin (9.7%).