Gjermania nuk ndryshon qëndrim, mbetet kundër ndryshimit të kufijve

Gjermania nuk ndryshon qëndrim, mbetet kundër ndryshimit të kufijve

Agron Bajrami Agron Bajrami 24 janar 2019 07:48

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, është mesazhi që kancelarja Merkel ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin e tyre të mbajtur të mërkurën, në Davos të Zvicrës.

Siç merr vesh “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiqit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme