Arbëri

Sërish protestohet për konkursin e Shërbimit Korrektues

Foto: Koha

Sot prej orës 12, kandidatë për zyrtar korrektues do të protestojnë para objektit të Ministrisë së Drejtësisë për shkak të, siç thonë, manipulimeve në konkursin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Protestojnë konkurrentët për oficerë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë

Sipas njërit prej tyre, Leutrim Bajrami, për dallim prej protestës të së dielës që u mbajt nga banorët e fshatit Gërdoc të Podujevës para hyrjes së Burgut të Sigurisë së Lartë, sot do të protestojnë të gjithë kandidatët e pakënaqur nga komunat e Kosovës.