Gjatë ditës takohen Veseli, Haradinaj e Kosnetti për taksën Foto: ZKM

Gjatë ditës takohen Veseli, Haradinaj e Kosnetti për taksën

22 January 2019 08:43

E marta mund të jetë vendimtare se a do të vazhdojë të mbetet në fuqi apo jo taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Kjo pasi Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të takohen sot në mesditë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, për të diskutuar rreth kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Administrata amerikane, përmes ambasadorit Kosnett, i ka kërkuar Haradinajt heqjen e kësaj mase ndaj produkteve serbe.

Ndërkaq, shenja të zbutjes së qëndrimit për taksën ka dhënë sërish kryeministri Ramush Haradinaj.

I pyetur nga KTV-ja se a më parë do të pranonte të rrëzohej Qeveria apo do ta tërhiqte vendimin për taksën, Haradinaj ka folur për borën.

Takimi është thirrur nga Veseli, kurse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane.

“Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit. Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës. Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

zeqir23/01/2019 13:17

Nese SHBA kerkon suspendimin e takses ather me domos duhet te suspendohet .Por populli jon duhet ti braktis mallrat serrbe medomos,kshtu qe prap ekonomija serrbe te dobsohet.Ket mundsi e kem .Apeloj te tegjith konsumatoret shqiptar dhe pakicat jo serrbe qe ti braktisin mallrat serrbe.

Shto koment

Të ngjashme