Në 13 vjetorin e vdekjes së ish- presidentit, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar akademi përkujtimore.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se partia që ai drejton do të vazhdojë me rrugën integruese të Kosovës, të formuluar nga presidenti i ndjerë.
Sipas tij, LDK-ja mbetët besnike e fuqizimit të partneritetit dhe miqësisë së përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet perëndimore.
Kreu i LDK-së, gjithashtu theksoi se partia e tij është e vendosur që të ruaj shtetësinë e Kosovës në kufijtë që ka shpallur pavarësinë.
“Por mbetemi po ashtu të vendosur të ruajmë shtetësinë tonë, ta ruajmë Kosovën në kufijtë që e ka shpallur pavarësinë. Të ruajmë identitetin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës. Mirëpo ashtu siç preferonte Rugova edhe për kundër dallimeve të natyrshme, ardhmërinë mund të pushtojmë nëse jemi bashkë, sepse shumë më shumë kemi gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë”, citon kp të keët thënë ai.
I pari i LDK-së foli dhe për rolin dhe ndikimin e ish-presidentit Rugova. Ai tha se presidenti Rugova ka qenë një njeri i urtë që lindi dhe mbeti si njëri i vendit.
Nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti ka folur rreth krijimtarisë letrare të Ish-presidentit Rugova.
Hamiti, theksoi se Ish- presidenti Rugova prej se kur ka hyr në institutin albanologjik në vitin 1972 ka arritur deri tek titulli i këshilltarit shkencor.
Sipas tij, Ibrahim Rugova në njërën anë ka gjurmuar letërsinë klasike shqiptare, e në anën tjetër duke lexuar dhe vlerësuar letërsinë bashkëkohore.