Situatë e tensionuar në takimin e SBASHK-ut në Deçan

Situatë e tensionuar në takimin e SBASHK-ut në Deçan
Kryetari i Sindikatës në Deçan, Avdullah Lataj, ka thënë se do të presin takimin e orës 15:00 që e ka organizuar SBASHK-u, për të ardhur me një vendim përfundimtar se a do të ndërpritet greva ose jo.
Pas daljes së kryetarit të komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, nga takimi me përfaqësues të SBASHK-ut në këtë komunë, ata kanë vazhduar mbledhjen me dyer të mbyllura.
Njëri nga ta ka thënë se situata është shumë e tensionuar dhe për këtë edhe nuk kanë lënë për të xhiruar.
Edhe në Deçan vazhdon greva e mësimdhënësve
Edhe në komunën e Deçanit është duke vazhduar greva e mësimdhënësve.
Pavarësisht thirrjeve nga zyrtarë të komunës së Deçanit për fillim të procesit mësimor, mësimdhënësit nuk e kanë përfillur atë, raporton KTV.
Po ashtu në orën 11:00 është mbajtur një takim me kryetarin e kësaj komune dhe përfaqësues të SBASHK-ut nga kjo komunë.
Ky takim është duke u mbajtur për arsye të arritjes së një marrëveshjeje për ndërprerje të grevës.
Komuna e Junikut s’fillon mësimin, janë në grevë
Në komunën e Junikut të hënën ka filluar greva e mësimdhënësve pasi që mësimi ishte shtyrë për shkak të motit të ftohtë.
Pavarësisht njoftimit të komunës së Junikut për fillimin e vitit shkollor, mësimdhënësit e shkollës fillore “Edmond Hoxha” kanë thënë se nuk do e ndërpresin grevën deri në ndryshim të vendimit, raporton KTV.
Më tutje, ata kanë thënë që kërkesat e tyre janë të realizueshme. Drejtori i arsimit në komunën e Junikut, Fatos Shala, ka thënë që pavarësisht që nuk e kanë përfillur kërkesën e tyre ata janë në vazhdimësi në bisedime me MASHT-in që të gjejnë një zgjidhje për fillimin e procesit mësimor.
Ai më tutje ka shtuar se do vazhdojnë të kërkojnë nga mësimdhënësit e kësaj komune që të mbahet mësimi, por pa ushtruar presion.
Pa marrë miratimin e mësimdhënëseve, Komuna e Junikut, dje ka thënë se mësimi në këtë Komunë do të nisë sot. Por këtë e ka përgënjeshtruar SBASHK-u.
Lexo edhe: Pa miratimin e mësimdhënësve grevistë, Komuna e Junikut thotë se mësimi fillon nesër
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Prokuroria po heton nëse janë futur vaksina anti-COVID në veri nëpërmjet rrugëve ilegale

Albin Kurtit i ndalohet të garojë në zgjedhje

Osmani propozon një emër për shef të AKI-së

Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës

Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit

GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin

Tiranë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital pas rrjedhjes së gazit në shkollë

Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin

Ambasada e Kosovës në Itali udhëzon kosovarët në lidhje me masat parandaluese anti-Covid

UNICEF-i ia dhuron MSH-së 1.344 transportues të vaksinave për programin e rregullt të imunizimit

Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
