Arbëri

KMDLNJ: Po shkelen të drejtat në arsim dhe shëndetësi

Foto: Driton Paçarada
 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar lidhur me grevat në arsim dhe shëndetësi, duke thënë se SBASHK-u, me këtë grevë po i shkelë rëndë të drejtat e njeriut të nxënësve dhe studentëve duke e dëmtuar shumë sistemin arsimor.

KMDLNJ ka kërkuar dhe kërkon që kjo grevë të ndërpritet urgjentisht, që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të mos pranojnë të mbahet mësimi plotësues për faktin se nxënësit e as prindërit nuk kanë përgjegjësi për këtë, të mos paguajnë për çerdhe për aq kohë sa fëmijëve nuk iu janë ofruar shërbime për shkak të grevës dhe të kërkojnë përgjegjësi për orët e humbura.