Arbëri

Haradinaj thotë se s’mund të rriten më shumë pagat e mësimdhënësve

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që nga nesër të rifillojnë procesin mësimor, pasi sipas tij nuk ka mundësi që të rriten më shumë pagat për ta.

Kreu i Qeverisë teksa ka folur për grevën e SBASHK-ut, tha se nëse do të ishte në vullnetin e tij, do t’ua rriste mësimdhënësve pagat edhe më shumë, por se sipas tij, kaq kanë qenë mundësitë.