Arbëri

Daçiqi e quan “lojë” kërkesën e Thaçit për heqjen e taksës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, e ka quajtur ‘lojë’ thirrjen e Presidentit Thaçi që të hiqet taksa për mallrat serbe, transmeton KTV.

Ai për mediat serbe tha se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku sipas tij, “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.