Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, e ka quajtur ‘lojë’ thirrjen e Presidentit Thaçi që të hiqet taksa për mallrat serbe, transmeton KTV.
Ai për mediat serbe tha se kjo është një “lojë” e përbashkët e krerëve të shtetit, ku sipas tij, “është e mundur që më së shumti do të ketë pasoja kryeministri Haradinaj”.
Daçiqi tha se SHBA-ja nuk do të lejojë që Kosova të jetë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme.
Ai foli edhe për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke thënë se çdo zgjidhje duhet të shkojë përmes Këshillit të Sigurimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiq: Heqja e pjesshme e taksës, lojë manovruese e Kurtit
-
Daçiq: Si është e mundur që SHBA-ja e BE-ja s’po arrijnë ta detyrojnë Kosovën ta heqë taksën
-
Daçiq tregon se a janë SHBA-ja e Rusia për ndarjen e Kosovës
-
Serbia kërkon nga BE-ja ta bindë Kosovën për heqjen e taksës
-
Daçiqi pret nga Perëndimi ta bindë Prishtinën që ta heqë taksën