Arbëri

EPIK: Mungesa e reformave ia humbi Kosovës 11 milionë euro, rrezikohen 14 të tjera

EPIK: Mungesa e reformave ia humbi Kosovës 11 milionë euro, rrezikohen 14 të tjera

Instituti EPIK thotë se mungesa e reformave në administratën publike ia ka humbur Kosovës 11 milionë euro deri më tani, kurse rrezikon t’i humbë edhe 14 milionë euro të tjera.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në dhjetor 2017, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen financiare IPA 2016 për të financuar reformat në administratën publike, transmeton Koha.net.