Taksa ishte reagim emotiv manipulues për ata që serbët dhe Serbinë e përjetojnë, për shumë arsye, si makth. Ky është kualifikimi që politologu Belul Beqaj i ka dhënë vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës prej 10 në 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vendimi ishte nxjerrë një ditë pasi Kosova dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it, si pasojë e një fushate agresive të Serbisë. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, Beqaj ka thënë se taksa nuk është në shërbim të shtetit e as që do ta shpëtojë pushtetin. Sipas tij, vendimi i taksës, deri në vendimin e ri, do të kthehet shumë shpejt si bumerang ndaj shtetit. Ai ka folur për dy efektet “kundërthënëse” të taksës. Sipas Beqajt, ajo ka kthyer bashkësinë ndërkombëtare kundër Kosovës; si dhe ka ngritur mbështetjen e popullit për Qeverinë Haradinaj, “nga ata që e paguajnë bukën 10 centë më shtrenjtë se para vendosjes së taksës, ndërsa për shkak të ‘legalizimit’ të kontrabandës ‘Plazma’ keksin më lirë se më parë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa ka komentuar zbutjen e Haradinajt dhe mundësinë që ta pezullojë masën për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes, Beqaj ka thënë se, nuk është turp të pranohet publikisht se vendimmarrja e lidershipit politik të Kosovës fillon dhe përfundon në Ambasadën amerikane.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)