Arbëri

Kosova ka pranuar përgjigjet nga Serbia për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kosova ka pranuar përgjigjet nga Serbia për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë përgjigje në kërkesat e saj, të cilat ua ka drejtuar organeve kompetente të Serbisë për procesin hetimor lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në kërkesën e parë të PSRK-së, e cila është paraqitur për herë të dytë, për dërgimin e thirrjeve hyrëse dhe dalëse, të SMS-ve dhe IMEI-t në telefonat e viktimës, Oliver Ivanoviq, organet serbe kanë thënë se këtë kërkesë duhet drejtuar te Telekomi serb (MTS) në Mitrovicën e Veriut, edhe pse nga PSRK-ja kjo kërkesë në fillim është dërguar pikërisht te Telekomi serb në Mitrovicën e Veriut, të cilët patën thënë se në pamundësi teknike duhet drejtuar organeve kompetente në Serbi. Pra, Telekomi serb në Mitrovicën e Veriut dhe organet kompetente në Serbi, për realizimin e kësaj kërkese të PSRK-së po e hedhin topin të njëra tjetra.