Arbëri

Haradinaj në Mitrovicë: S’pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje të tyre

Haradinaj në Mitrovicë: S’pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje të tyre

“I vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri. Si ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë. Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve, por vetëm njohje me këta kufij”.

Kështu është zotuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një takimi në Mitrovicë.