16 mijë e 800 euro është shuma e mjeteve financiare me të cilat Zyra e Kryeministrit i shpërbleu nëpunësit e saj civilë.
Pas disa ditë pritjeje, Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se janë gjithsej 56 shërbyes civilë të kryeministrisë që iu dhanë nga 300 euro për festat e fundvitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Rreth 17 mijë euro i kushtoi Qeverisë shpërblimi për 56 shërbyes civilë të Kryeministrisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata “shpërblehen”, sepse sipas saj, janë dëshmitarë që çdo ditë ballafaqohen me luksin që i rrethon zyrtarët politikë si pasojë e zhvatjes së buxhetit.
“Nga 300 euro "ndihmë" për 56 shërbyesit civilë në zyrën e Kryeministrit, 16.800 euro në total. Ata "shpërblehen" sepse janë dëshmitarë që çdo ditë ballafaqohen me luksin i cili rrethon zyrtarët politik si pasojë e zhvatjes së buxhetit të varfër të Kosovës. KOT. Heshtja nuk mund të blehët”, ka shkruar deputetja e VV-së.
Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit, shpërndarjen e këtyre mjeteve financiare e ka arsyetuar si nevojë dhe ndihmë për nëpunësit civilë.