Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

14 të vdekur e 807 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vdekje si pasojë e COVID-19 si dhe 807 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.816 mostrave në gjithë vendin.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 32.022, kurse i të vdekurve në 874.

Tri raste të vdekjes janë nga Ferizaj (87, 78 dhe 56 vjeç), dy nga Fushë-Kosova (69 dhe 51 vjeç) e Prishtina (77 e 73 vjeç), nga një në Gjilan (77 vjeç), Kamenicë (87 vjeç), Mitrovicë (73 vjeç), Podujevë (85 vjeç), Rahovec (70 vjeç), Shtime (61 vjeç) dhe Suharekë (71 vjeç).

Rastet e reja janë nga komuna Prishtinë 349, Podujevë 56, Ferizaj 55, Prizren 53, Fushë-Kosovë 44, Gjakovë 40, Gjilan 29, Lipjan 28, Mitrovicë 18, Obiliq 18, Pejë 14, Shtime 12, Kamenicë 11, Suharekë 10, Viti 10, Vushtrri 10, Kaçanik 8, Malishevë 8, Drenas 7, Deçan 5, Rahovec 5, Skenderaj 5, Dragash 2, Graçanicë 2, Istog 2, Klinë 2dhe me nga 1 në komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 677 persona, duke çuar shifrën e të shëruarve në 19.024. Raste aktive janë 12.124.