Arbëri

Zyrat doganore cilësohen si “hap i parë” drejt bashkimit të plotë doganor Kosovë-Shqipëri

Zyrat doganore cilësohen si “hap i parë” drejt bashkimit të plotë doganor Kosovë-Shqipëri

Është çelur në Portin e Durrësit Zyra doganore e Kosovës, ndërkohë që një zyrë e tillë është hapur edhe në Porto-Romano që do të shërbejë për karburante, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në ceremoninë e çeljes së pikës doganore që organizohej nga Qeveria e Kosovës kanë marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zv.kryeministri i Kosovës, njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza, ministri i Financave në detyrë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtoresha e Doganave të Shqipërisë, Belinda Ikonomi, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe ai i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.