Arbëri

Hamza: Dogana e Kosovës në Durrës, një mundësi më shumë për bizneset

Hamza: Dogana e Kosovës në Durrës, një mundësi më shumë për bizneset

Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, në hapjen e pikës doganore të Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, ka thënë se qëllim dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës është rritja ekonomike dhe bartës i këtij zhvillimi do të jetë sektori privat.

“Ministria e Financave, deri më tani ka ndërmarrë veprime konkrete për t’i harmonizuar procedurat doganore mes dy Doganave të dy shteteve tona. Qëllimi jonë për hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit është që bizneseve tona kosovare dhe më gjerë të ju ofrojmë një mundësi më shumë se që kishin deri më sot për të bërë biznes me një kosto shumë më të vogël dhe me më pak burokraci doganore. Kjo sipas analizave tona do të na ndihmojë që përveç lehtësimit të importimit të mallit nga vendet e treta në vendin tonë, do të na mundësojë që ta lehtësojmë edhe më shumë eksportin e mallrave nga Kosova për në Shqipëri e më gjerë, duke mos e përjashtuar edhe lehtësimin e tranzitit të mallit përmes territorit të vendit tonë”, ka thënë Hamza.