Arbëri

Ekskluzive: Është nënshkruar Ligji për Gjuhët në Maqedoni

Foto: Koha

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nënshkruar Ligjin për Gjuhët dhe i njëjti është publikuar në gazetën Zyrtare të Maqedonisë.

Burime të Koha.net brenda kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, bëjnë me dije se nënshkrimi është bërë pak minuta më parë.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve. Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanovi, nuk e dekretoi me arsyetimin se i ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Sipas procedurës, Ligji u kthye për rivotim në institucionin ligjvënës. Në lexim të tretë, ai përsëri mori miratimin e shumicës së deputetëve. Ndërkaq, në bazë të Kushtetutës së Maqedonisë, pas kalimit në lexim të tretë, nënshkrimi nga ana e Presidentit nuk është i nevojshëm.