Lekaj: Rrugët janë të pastruara Foto: Ilustrim

Lekaj: Rrugët janë të pastruara

14 January 2019 10:18

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të ministrisë që drejton.

Lekaj ka bërë edhe një apel te ngasësit e automjeteve që mos të dalin pa pajisjet dimërore, por gjithashtu ka kërkuar të kenë kujdes me shpejtësinë.

“Bora rifilloi por kjo nuk paraqet problem në qarkullim të automjeteve. Rrugët janë të pastruara dhe ekipet po e monitorojnë situatën nga afër në të gjitha pjesët që janë nën përkujdesje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit”, ka shkruar Lekaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme