Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë, SBASHK-u nga sot ka vendosur të hyjë në grevë të përgjithshme.
E hëna pritet t’i gjejë në grevë të gjithë mësimdhënësit, ndonëse është dita kur duhet të fillojë gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2018/19, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar kërkesat e SBASHK-ut për rritje pagash.
SBASHK-u thotë se greva, e cila do të fillojë sot, është rezultat i pagave dhe kushteve diskriminuese që kanë mësimdhënësit. Ajo, sipas saj, mund të zgjasë me muaj. SBASHK ka kërkuar të bëhet korrigjimi i koeficienteve 30 për qind.
Mirëpo, vendimi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po merr kritika të shumta nga njohës të çështjeve të arsimit.
Orari i mbajtjes së grevës së përgjithshme për të gjitha institucionet arsimore fillon çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.
Greva, e cila do të fillojë sot, datë14 janar, do të vazhdojë në afat të pacaktuar.