Trusti humbi mbi 85 milionë euro të pensionistëve në 2018 Foto: Koha / ilustrim

Trusti humbi mbi 85 milionë euro të pensionistëve në 2018

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 14 January 2019 07:20

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës e ka përmbyllur vitin 2018 me mbi 85 milionë euro humbje. Ky institucion gjatë vitit që kemi lënë pas ka pasur një rënie të performancës të investimeve për 5.2 për qind.

Kjo rënie është arsyetuar me luhatje në tregjet financiare globale, megjithatë njohës të çështjeve ekonomike kanë kërkuar përgjegjësi nga ky institucion për rrezikimin e kontributeve të qytetarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, investimet dhe rrezikshmëria e Trustit është një ndër faktorët e paqartë ndër vite dhe kanë kërkuar transparencë më të madhe mbi nivelin e rrezikut, gjë e cila siç thonë do t’i mundësonte kontributdhënësve jo vetëm të informohen për kthimin, por edhe për rrezikun e investimeve.

Ndërkohë në Trust kanë theksuar se në performancën për vitin 2018 ka reflektuar fakti që të gjitha tregjet financiare e kanë përmbyllur negativisht këtë vit.

“Deri në fund të tremujorit të tretë 2018 kthimi bruto nga investimet e FKPK-së kishte qenë rreth plus 22 milionë euro, periudhë gjatës së cilës edhe tregjet financiare kishin qenë në kuota pozitive”, ka bërë të ditur ky institucion. Por, sipas tij, tremujori i katërt i 2018-s pati një rënie të fortë në tregjet financiare për disa arsye kryesore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Arsim Rexhepi21/01/2019 13:25

Do te doja qe ju si gazete, pra gazetari qe eshte mare me Trustin ta qoj deri ne fund kete lajm, sepse keto para te humbura jan para tonat, te miat tuat e te gjithe aryre qe kan paguar kontributet pensionale. Une kam ndermend ta bej nje ankes po nuk merret parasysh vetem e imja, do ju lutesha qe te behet nje hulumtim pse jan investuar parat tona ne tregjet e pasigurta, dhe pse keto humbje, sepse nuk eshte hera e pare qe ne kemi humbje te tilla. Shkaku i ketyre humbjeve mund te kete edhe protesta nga qytetaret, po gjithmone nese ne qytetaret vedisohemi, dhe fillojm te pakten te mesojm te shkruajm dhe te lexojm

Shto koment

Të ngjashme