Arbëri

Haxhiu e quan të drejtë grevën e mësimdhënësve, thotë se Qeveria ka thelluar krizën e diskriminimin

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se greva e nesërme e mësimdhënësve është drejtë, dhe fajtor për këtë gjendje mban Qeverinë që sipas saj vetëm sa ka thelluar krizën dhe diskriminimin.

“Nga nesër të gjithë punëtorët e arsimit do të hyjnë në grevë. Në një vend ku numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve, nuk ka tavan dhe ku paga e një këshilltari është disa fish më e lartë se e punëtorëve shëndetësorë dhe në këtë rast edhe punëtorëve të arsimit, pakënaqësitë vetëm sa vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.