Arbëri

KGJK i përgjigjet OAK-ut

Në një komunikaëpt për medie, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) shpreh keqardhjen që Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), nuk e ka kuptuar drejtë Vendimin e KGJK-së NR. 001/2019, të datës 10 janar 2019 dhe si rezultat ka vazhduar bojkotin, trasnemton Koha.net .

Me këtë rast, KGJK informon opinionin dhe OAK-në, se KGJK me Vendimin NR. 001/2019, ka vendosur që të hartojë Rregulla të Reja për Rendin Shtëpiak në Sistemin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, e që nënkupton se deri në nxjerrjen e tyre, do te zbatohen rregullat e para datës 28 dhjetor 2018.