Arbëri

Haradinaj shfajëson qytetarët për bërllokun, kishte halle e s'kishte institucione

 

Prishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, të iniciuar nga Zyra e Kryeministrit dhe e cila ka bërë bashkë një numër të madh institucionesh dhe organizatash nga vendi dhe të huaja, një task forcë nacionale, që për 3 muaj kishte për qëllim aksionin e çdo ditshëm të pastrimit të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ditëve të kaluara, me aktivistët janë takuar tek deponitë ilegale, derisa sot po e përmbyllin një aksion, që për herë të parë ka ndodhur në Kosovë.