Arbëri

Specialja pritet ta ftojë Selimin javën tjetër – ai vazhdon trajtimin në QKUK

Ka ditë që ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, është duke u trajtuar në klinikën e Otorolaringologjisë në QKUK.

Drejtori i kësaj Klinike, Hajdin Thaçi, ka bërë ditur se shërimi i tij kërkon 10 ditë terapi të pandërprerë dhe, sipas tij, keqësimi i gjendjes së Selimit erdhi pikërisht pas ndërprerjes së terapisë në dhjetor, raporton KTV.