Arbëri

Dosja përkompensim të dëmeve të luftës dorëzohet në Kushtetuese

Descriptive Text

Për herën e katërt sot Shoqata për dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate Jahir Bejta, ka thënë se janë të pakënaqur me mos shqyrtimin e kërkesë padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Ai ka thënë se kjo lidhet direkt edhe me pakënaqësinë e tyre rreth akteve juridikisht te gabuara dhe sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo që Bejta thotë se është e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut.

Bejta ka thënë se gjyqësori ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe dëme në njerëz.

Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit” Jahir Bejta, ka deklaruar se të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza.

Ai tha se ka prova të mjaftueshme të cilat konstatojnë që nuk është përfill ligji dhe Kushtetua e Kosovës.