Arbëri

BE-së s’i intereson se kë e dërgon Kosova në Dialog, kërkesë e vetme është heqja urgjente e taksës

BE-së s’i intereson se kë e dërgon Kosova në Dialog, kërkesë e vetme është heqja urgjente e taksës
 

Vizita e parë në Bruksel e Delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, prej kur ky delegacion ishte zyrtarizuar në Kuvendin e Kosovës, ka kaluar duke prezantuar rolin e këtij dialogu dhe qëndrimet siç i shohin vetë pjesëtarët e tij, ndërsa nga ana e BE-së duke rikujtuar rolin dhe qëllimet e BE-së si lehtësuese dhe përsëritjen e kërkesave për krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut, sidomos heqjen urgjente të taksës që Kosova ka vendosur për importin e mallrave nga Serbia.

Delegacioni i Kosovës ka pasur takim me ekipin e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe i ka takuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, shkruan sot “Koha Ditore”.