Arbëri

Kurti pajtohet me Metën që Kosova dhe Shqipëria të jenë një në arenën ndërkombëtare

Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe deputeti i Liburn Aliu, kanë takuar sot presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon.

“Bashkë me deputetin e VETËVENDOSJE!-s Liburn Aliu ishim sonte në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkërisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike”, ka shkruar Kurti në Facebook.