Arbëri

Tri hidhërimet e Serbisë ndaj Malit të Zi për Kosovën

Descriptive Text

Ministri serb i Punëve Jashtme Ivica Daçiq, në një intervistë për gazetën malazeze vijesti ka përmendur arsyet e hidhërimeve që Serbia vazhdon t’i mbajë ndaj Malit të Zi për shkak të qëndrimeve të këtij shteti ndaj Kosovës .

“Nuk mund të bëhemi budallenj e të mos konstatojmë se pozicionet e larguara të Serbisë me Malin e Zi kanë ndodhur për shkak të njohjes që Mali i Zi i ka bërë Kosovës dhe për shkak të përkrahjes së vazhdueshme të Podgoricës për Kosovën në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net

Daçiqi ia ka për të madhe Podgoricës zyrtare edhe nënshkrimin e saj në Marrëveshjen e Demarkacionit:

“Keni nënshkruar marrëveshjen me Kosovën për kufirin pa u konsultuar me Serbinë, trashëgimtare e ligjshme e ish - RF të Jugosllavisë, por edhe e bashkësisë shtetërore e Serbisë dhe e Malit të Zi “ ka thënë ai duke shtuar se “Mali i Zi si pjesë përbërëse i ka pranuar kushtet e përbashkëta”.

Në fund Daçiqi ka kërkuar që serbët e Malit të Zi të bëhen pjesë e koalicionit qeveritar në Podgoricë.