Arbëri

Delegacioni shtetëror sot takohet me Mogherinin

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë, i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, takohet sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ekipi udhëton në Bruksel për herë të parë që prej kur mori mandatin në Kuvendin e Kosovës.

Takimi është vlerësuar si konsultues.

Dialogu Kosovë – Serbi aktualisht është i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.