Arbëri

Mustafaj: Gent Cakaj s’ka profil për ministër të Jashtëm, Veton Surroi do duhej zgjedhur

Foto: Koha
 

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka folur për një sërë çështjesh nga ndryshimet në qeveri, mos-dekretimin e shkarkimit të Bushatit nga Presidenti Ilir Meta si dhe protestën e studentëve, të cilët janë rikthyer sot sërish në shesh pas pushimeve të dimrit.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Mustafaj tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka dhënë asnjë argument politik për largimin e Bushatit nga posti i ministrit.