Arbëri

Gjuriqi nuk beson në arritjen e kompromisit me Kosovën

Gjuriqi nuk beson në arritjen e kompromisit me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se “Serbia edhe sivjet do të flasë me gjuhën e paqes e të tolerancës”.

Ai, siç përcjell b92, ka thënë se vjet ka pritur që ”sinqeriteti i Beogradit për zgjidhjen me kompromis për Kosovën të jetë udhëtregues për të gjithë ata që duan stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”.