Arbëri

Arbela Statovci, kandidate për deputete në Zvicër

Arbela Statovci, kandidate për deputete në Zvicër
 

Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë zvicerane. Ata janë figura kyçe në sport, kulturë e politikë. Arbela Statovci është kandidate për deputete për Parlamentin e Zvicres në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

“Jam një ndërmarrëse nga Zvicra, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.