Arbëri

Hoti: Nga zgjedhjet frikësohen ata që bëjnë një vit përpara fushatë e kur u vjen koha dorëzohen

Descriptive Text

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se LDK-ja e Vetëvendosja kanë frikë nga zgjedhjet.

“Nga zgjedhjet frikësohen ata që bëjnë një vit përpara fushatë, ndërsa kur të vijnë zgjedhjet dorëzohen sepse nuk guxojnë të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti.

Veseli në një intervistë për Koha.net tha se “Vetëvendosje, e në mënyrë të veçantë LDK, nuk po bëjnë gjë tjetër pos aspektit deklarativ. Realisht, kanë frikë nga zgjedhjet”.

Lexoni të plotë intervistën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli