Arbëri

Moti në fundjavë me ngrica, vështirëson trafikun

Moti në fundjavë me ngrica, vështirëson trafikun
Foto: Koha / Ilustrim
 

Fundjava në Kosovë do të jetë e ftohtë e me ngrica, gjë që do të shkaktojë vështirësi në trafik, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet në ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative në dy vlerat ekstreme. Ngricat do të jenë prezente në gjithë territorin e vendit duke vështirësuar apo rrezikuar pjesëmarrësit në trafik”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.