Arbëri

Përsëri pritje të gjata në Merdare, 7 orë për të dalë nga Kosova

7 orë deri në 7 orë e 20 minuta u duhen për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Merdare.

Këtë e bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas QKMK-së, për të hyrë në Kosovë u duhen vetëm minuta. Aty thuhet se pritjet për të hyrë janë nga 5 deri në 10 minuta.

Dje KTV ka raportuar se gjatë festave, por edhe pushimeve të verës, mërgimtarët janë mësuar tashmë me pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë ka bërë që kolonat të jenë deri në një kilometër në pikëkalimet kufitare me Serbinë. Mërgimtarët thonë se janë lodhur me këto pritje.