Kirurgët në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës, Sindikata “mjaftohet” me tri ditë Foto: Koha

Kirurgët në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës, Sindikata “mjaftohet” me tri ditë

Drenushë Maxhuni Drenushë Maxhuni 04 January 2019 07:30

Në dy grupe janë ndarë punonjësit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo ka ndodhur pasi që kolegjiumi i kirurgëve të QKUK-së janë duke e vazhduar grevën tash e 15 ditë të ndarë prej Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pasi që, sipas tyre, kjo sindikatë nuk po ua përfaqëson denjësisht kërkesat, shkruan sot Koha Ditore.

Federata e Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të enjten ka vendosur që greva, e cila është mbajtur tri ditë në të gjitha institucionet shëndetësore publike, të pezullohet dhe t’i hapet rruga dialogut social me Qeverinë sipas afateve të premtuara për miratimin e Ligjit për paga.

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se greva e mjekëve është pezulluar me vendim të Këshillit Drejtues, ndërsa si arsye të ndërprerjes së grevës i ka përmendur premtimet që i kanë dhënë Ramush Haradinaj e Kadri Veseli për plotësimin e kërkesave të tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme